Sot Italia i jep lamtumirën e fundit ish-kryeministrit dhe sipermarrësit të njohur Silvio Bersluconi.

Funeral shteteror për nder të Bersluconit do të mbahet në orën 15:00 në Duomo të Milanos .

Dhjetëra kryetare shtetesh dhe personalitete boterore kanë mbërritur në Milano për ti dhënë lamtumirën e fundit  protagonistit të jetes publike italiane, manjatit të medias në këtë vend, njeriut që ndryshoi botën e futbollit duke “pushtuar” europën përmes Milanit të madh.

Brenda katedrales së famshme në duomo do të jetë 2 mijë veta ndërsa jashtë saj mbi 10 mijë.

Në homazhe do të jetë I pranishëm edhe kreu I qeverise shqiptare Edi Rama.

Vetë Berlusconi në testamentin e tij ka zgjedhur që trupi I tij pas vdekjes të digjej dhe kështu do të ndodhë. Hiri I tij do te qëndrojë në mauzoleumin e ndërtuar nga vetë Berlusconi në vilën e tij në Villa San Martino në Arcore.

Ndërkohë Italia është në një ditë zie kombëtare sikurse me një pushim njëjavor të punës së Kuvendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re