Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji gjatë një takimi me demokratët në Tropojë, e nisi fjalën e tij duke thënë se sot partia është në një proces dhe i ka dhënë fund debateve të brendshme.

Ai shton se demokratët sot janë më entuziastë  dhe me më shumë besim për fitoren në vitin 2025, duke theksuar se do të bëjnë çmos që ky të jetë viti i fundit i Edi Ramës dhe pushtet.

“Ne sot jemi në një proces, ku i kemi dhënë fund të gjitha debateve të brendshme, që ka cuar ujë në mullirin e Edi Ramës.

Nisur nga gjithçka ka ndodhur, ne drejtuesit e PD, kush me shumë e kush më pak duhet të kërkojë falje për atë që ka prodhuar për demokratët.

Demokratët sot janë me më shumë entuziazëm dhe besim për fitoren në vitin 2025.

Po hymë në vitin e fundit të qeverisjes së Ramës dhe do të bëjmë të pamundurën që ky të jetë viti i fundit i tij dhe sektit të tij në qeverisje” tha ndër të tjera Salianji.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re