Kreu i PD, Lulzim Basha i ka dërguar sot një mesazh të gjithë demokratëve të zhgenjyer e të mërzitur.

 

Nga oborri i selisë blu, Basha u shpreh se nuk mund të injorojnë ate ç’ka po ndodh aktualisht me një pjesë të familjes së PD..

 

“Dua t’i drejtohem demokratëve të zhgenjyer, demokratëve të mërzitur e të dëshpëruar t’ju them e njoh dhe e kam prekur dëshperimin tuaj nga Tropoja në Sarandë, nga Malësia e madhe, Dibër Ersekë e Gjirokastër. Më keni besuar jo një karrige, as një mandat të trete, por prirjen për betejën për përmbysjen e një shteti që s ka lidhje me demokracinë”, u shpreh Basha.

 

Ndërkohë Basha theksoi se kjo ditëlindje e PD i gjen zemërthyer.

 

“Nuk jam duke kërkuar njerëz që më ndjekin verbërisht. Nuk jam duke kërkuar një udhëheqës që këkron ndjekës. Jemi të gjithë udhëheqës që frymëzojmë një udhëheqës. Çdo shqiptar të jetë lider, luftëtrar i vlerave, i parimeve. Për këtë ka nevojë Shqipëri, jo për një kult të ri individ.Kjo ditëlindje e 31 na gjen zemërthyer sepse duhet ta kalonim edhe një sporvë, por e tillë është rruga drejt vlerave, e tillë ka qenë rruga drejt virtytit, drejtësisë, demokracisë. Nuk mmund te jetë ndryshe rruga jonë”, u shpreh Basha.

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png