Në vend janë konfirmuar 78 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 2192 numrin e të prekurve në total.

Nga këto, ditën e sotme katër raste të reja janë në Vlorë. Rastet e reja në Vlorë, tre janë në fasoneri.

Ndërkohë, një rast tjetër është konfirmuar në Drejtorinë e Shëndetit Publik në qytetin bregdetar.

Kujtojmë këtu se sot rekord me raste të reja mban Shkodra, ku janë konfirmuar 14 raste, duke kaluar kështu edhe Tiranës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re