Nga: Alban Gorishti

Ora diku tek 21:00 e darkës, pak pas mbylljes totale.Ndodhemi tek QSUT-ja për një problem personal, e kështu teksa po prisnim në radhë për të marrë shërbimin mjekësor kur dera hapet me urgjencë dhe prej saj hyjnë disa persona tepër të shqetësuar të cilët mbanin në duar një vajzë jo më tepër sesa 14 vjeçe (nga dukja), lëkura i ishte nxirë, pandjenja, dhe me një nivel te lartë intoksikimi në gjak. Trupi pothuajse nuk reagonte, infermierët filluan ti bënin reanimacion mekanik me mjetet e frymëmarrjes që të stimulonin sistemin e saj respirator të funksiononte. E kështu me një zhurmë të madhe e ngjiten në reaminacionin e pediatrisë. I ati i saj po i thoshte doktorit se ka pirë ca bira se ishte në një festë me ca shoqe, por kur pa analizat e gjakut doktori i tha: po çfarë birash o zotri ajo ka një nivel stratosferik intoksofikimi për shkak të drogës në gjak.

Shumë pikpyetje më ngriti në koke ky rast, të cilat mu shtuan pas një dikutimi të shkurtër me rojen e spitalit, të cilit i thashë se prindrit e vajzës ne rastin konkret ishin inekzistent pasi e keqja parandalohet dhe nuk kurohet, ndërsa ai po më thoshte se nuk ke ç’i bën sot rinisë pasi sipas tij prindit ishin në pune dhe të pamundur për të kontrolluar fëmijët e tyre. Ja më merr mua, më tha, jam tërë ditën në punë, çfarë t’i bëj fëmijëve në shtëpi. Shumë gjëra doja ti shtoja por koha, vendi, situatat ma fikën arsyetimin, por në kokë më buçiste një pikpyetje ndaj tij apo prindërve të vajzës.

Përse bëjnë fëmijë kur nuk mundet t’i edukojnë ata? Sot edhe universiteti bëhet online, a thua edhe në distancë nuk ekzistojnë mënyrat për të kanalizuar konturet psikologjike të fëmijës tënd? Kështu duke menduar për rreshtat e këtij shkrimi më doli para një lajmi cili tallte predikimin e një hoxhe të njohur i cili po fliste për shthurjen e femijëve nëpërmjet TV dhe emisioneve ç’edukues dhe prej tyre përmendni emisonin “Përputhen”, kur pashë atë skenë dhe shikoj lajme sikur ky mendoj se bindshëm jemi përballë një projekti çkombtarizues në dëm të rinisë tonë. Çfarë nëne do jetë ajo që rritet me antimodele si ky emision televiziv apo çfarë bashkëshorte do jetë ajo e cila rritet nën efektin e drograve të forta që në moshat më të hershme të jetës? Nëse në atë moshë njeriu formon konceptet bazë të cilat do ti ngelen përgjatë tërë jetës si do të jenë këto koncepte nën kontrollin e drogës, apo të emisioneve që sulmojnë thelbin e familjes? Po prindërit, a kanë ndonjë te drejtë apo përgjegjësi? A janë thjesht makina riprodhuese? A janë thjesht kafshë biologjike? Por jo thashë me vete edhe kafshët kanë sensin e mbrojtjes të të vegjëlve të tyre nga rreziku i ambjentit që i rrethon, me një instikt të lart vetflijimi! Por problemi nuk zgjidhjet në fund por kurohet që në fillim. Evitimi i pamjeve te dëmshme, i filmave emisioneve, telenovelave është pjesë e këtij proçesi të gjatë. Por nëse ia lëmë edukimin e tyre “rastësisë” ta dimë se kjo rastësi zhvillohet në kushtet e një ambjenti ku droga, prostitucioni, amoraliteti, janë fenomene tashmë që nuk njohin më moshë dhe as nivel intelektiv, pasi nëse “rastësisht” ia lë peshkun që e ke blerë në një ambjent me kafshë të egra atëherë “rastësia” do të lë pa gjë për të ngrënë në fund të ditës. Kur shkuam të nesërmen prapë në spital mësuam se ajo vajzë kishte ndërruar jetë. Këtu më ribuçiste në vesh pyetja, përse sherben pra një mund kaq i madh në rritjen e dikujt kur edukata është ushqimi vërtet që të mbron nga intoksikimet e ambjentit? Këtu ndoshta më e udhës për prindërit është të jenë prezent për fëmijët e tyre edhe nëse nuk mundet t’ia plotësojnë të tëra dëshirat apo llukset, pasi këto të fundit nuk sigurojnë një rritje 100% të shëndetësisë, por është dashuria, kujdesi, të qenit prezent ato që realisht ndihmojnë, mos harroni fëmija është më i lumtur me 2 fjalë të mira prej jush sesa me 200 gjëra materiale të cilat ia helmojnë zemrën ngadalë. Sot ajo vajzë është e shtrirë në jetën e Berzahut, deri në momentin që Zoti do t’i thërrasë krijesat për të dhënë llogari para tij, prej pyetjeve të asaj dite është edhe, pasurinë si e shpenzove, mos harroni pasuria më e mirë e njeriut është fëmija i mirë që le pas, ndërsa ajo vajzë iku para prindërve të saj! Ruajeni “pasurinë” tuaj nga modelet negative të kësaj bote dhe do forconi tek ata “antitrupa” të aftë të përballojnë çdo substancë toksike.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re