Skip to content

“Sot kemi parti-shtet, në funksion të partisë dhe jo të qytetarëve”/ Ermal Hasimja: Arsyet përse na duhet ndryshimi i sistemit! Së pari të çlirojmë shtetin dhe ekonominë

hasimja 3

TIRANË – Politologu Ermal Hasimja ka zbardhur disa nga diskutimet e zhvilluara në “Tryezën e Forumit për Dialog Politik”, duke theksuar nevojën për ndryshime të thella në mënyrën se si funksionon shteti dhe ekonomia në Shqipëri.

Në një intervistë për emisionin “Minuta e Parë” në News24, Hasimja tha se në tryezë u prezantua një program ideor, i cili nuk synon të jetë program elektoral, por një platformë për zgjidhjen e problemeve që, sipas tij, përballon vendi.

Ai theksoi se programi iu është propozuar forcave opozitare dhe se ndër çështjet kryesore të diskutuara ishin çlirimi i shtetit nga ndikimi i partive politike dhe i ekonomisë nga politika.

Sipas tij, një nga objektivat kryesorë duhet të jetë krijimi i një shteti që funksionon në interes të qytetarëve dhe jo të partive politike.

Hasimja ngriti shqetësime edhe për situatën ekonomike, duke argumentuar se ekonomia shqiptare është shumë e lidhur me interesat politike, tenderët dhe pastrimin e parave.

“Kemi përgatitur një program që u prezantua, u diskutua u hodhën ide të ndryshme. Nuk është program elektoral, është program ideor si mendojmë ne që duhet të zgjidhen problemet e Shqipërisë. E propozuam si program për opozitën. Ka gjëra që janë me rëndësi. Ne shesh i kemi parë por edhe në diskutime në Parlament , sheh revoltë të njerëzve. Pra  t’i mund të rrëzosh një qeveri, por mund të mos ndryshosh asgjë dhe thjesht t’i hapësh rrugën një tjetri të bëjë të njëjtën gjë. Duhet ndryshimi i sistemit. Duhet të bëjmë të mundur dy gjëra kryesore, duhet të çlirojmë shtetin nga partia. Sot kemi parti shtet e kanë thënë ndërkombëtarët. Pra shteti është në funksion të partisë jo të njerëzve. Dhe e dyta të çlirojmë ekonominë nga politika. Sot ekonomia shqiptare është në dorë të atyre që pastrojnë lekët, që marrin tenderë. Ekonomia shqiptarë është duke u tharë. Këto dy propozime u përqafuan. Nga pjesëmarrësit kishte dhe ide të tjera, dhe i bëjmë pjesë të diskutimit publik”, tha ai.