Skip to content

“Sot këta të rinjtë nuk kapin zanat” 20 vite mbi çatitë e qytetit: Punën e lë, kur të më lërë Perëndia

Screenshot 51 3

 

Që prej vitit 2000 këtë burrë e gjen nëpër çatiat e qytetit të Korçës. Lartësia prej kohësh nuk i bën më përshtypje.

“Nuk më merren mend. Është pasioni im, është si skenë. Kati i 17-të më duket si kati i parë, kati i dytë”

Screenshot 46 1

Vaskë Risto punon si llamarinist e shpesh herë puna e dërgon në të tilla vende, si ky rast ku po riparon një ulluk të pallatit. Thotë se zanatin ia mësoi kunati, i cili ishte inxhinier.

Screenshot 47

“Ma ka mësuar kunati nga pasioni nga zelli nisa të punoj me atë. Punova tre vjet pastaj hapa dyqanin tim në tërë zonën. E kam pasion si punën e skenës. Kam qenë aktor, i kam rënë Shqipërisë anë e mbanë dhe këtë e kam pasion.  Nuk bëj dallime punoj në fshat dhe në qytet  e kënaqem kur i ndihmoj njerëzit” shprehet ai në intervistë për median.

Screenshot 44

Në Korçë gjen veçse dy llamarinistë të tjerë përveçse Ristos, pasi zanati është në ‘zhdukje’. E kur e pyet për rininë, ai thotë se ka patur dëshirë t’ua mësojë këtë punë, por sipas tij nuk ka njerëz të interesuar.

Screenshot 48 1

“Këta të rinjtë tani nuk afrohen, që të kapin një zanat. Ky zanat është i vështirë, por edhe i mirë. Ka edhe lekë kur shkon në vende të tjera, në Gjermani, në Greqi, etj. Nuk e duan se është i vështirë. Mora një djalë por nuk më erdhi më për të mësuar”-thotë Risto.

Nga ana tjetër familjarët e këshillojnë të mos punojë më në të tilla kushte të rrezikshme, por zanatçiu e ka mendjen të ndarë.

Screenshot 49 1

“Familja më ka thënë boll ndalo. Ashtu dhe fëmijët. Por unë, nuk ndaloj dot. Kur të më lërë Perëndia edhe unë do ta lë këtë punë”