Sot do të konstituohet këshilli i ri Bashkiak i Shkodrës. Ndërkohë kandidati socialist, Valdrin Pjetri I shpallur fitues në zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të ketë fatin që të kryej betimin dhe të marrë drejtimin e Bashkisë.

 

Denoncimet e bëra nga Partia Demokratike se Valdrin Pjetri nuk kishte deklaruar një dënim të marrë në Itali në vitin 2003, e detyruan kandidatin socialist që të jap dorëheqjen pa marrë detyrën.

 

Por edhe pse pa kandidat, PS ka nisur shqyrtimin se si do të veprojë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin.

 

Ndërkohë nga ana tjetër dega e PD në Shkodër ka paralajmëruar këtë të hënë protesta duke theksuar se nuk do të lejojë konstituimin e këshillit të ri bashkiak.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re