Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit elektoral me qytetarët korçarë, tha se Korça është bashkia që ka pasur zhvillimin më të madh ekonomik dhe social gjatë dekadës së fundit pas Tiranës. Kreu i qeverisë e krahasoi qytetin me një “zonjë” pas investimeve të bëra në krahasim me se si ishte kur drejtohej nga partitë e tjera.

“Korça është bashkia që në dekadën e fundit ka pasur zhvillimin më të madh ekonomik dhe social pas tiranës. Duke pasur parasysh ser nga u nisëm dhe në këtë aspekt, kur vjen për kujtesën, kujtesa e grave funksionon më mirë se e burrave sepse e burrave e mjegullon kafeneja, tifozllëku, kush jam unë edhe ti, pak edhe ajo kitara ndërkohë që kujtesa e grave është e kthjellët.

Në Korçë kur i ka dhënë Nikos mandatin e parë dhe kur kam ardhur këtu kishte vetëm një hotel, që kishte mbetur nga koha e komunizmit. Një vend të vetëm për të vjetur në një qytet të tërë. Rrugët e Korçës nuk kishin ndriçim, kalldrëmet ishin copë copë dhe as nuk mund të ktheje sytë nga pazari sepse ishte një vend i frikshëm, as nuk mund të vijë këtej sepse kishte vetëm baltë.

Sot në Korçë janë 160 bujtina, njëra më e bukur se tjetra dhe vetëm nga bujtinat, janë krijuar tre mijë vende pune. Që të vinim tek bujtinat duhet ta fillonim nga ajo që na kanë sulmuar gjatë gjithë kohës, nga fasada. Korça ishte si një grua e bukur e lënë rrugëve, komplet e pakrehur, e rreckosur dhe krejtësisht e padukshme në hiret e veta.

Sot Korça është një zonjë e cila duhet të kthehet për të gjithë vajzat dhe djemtë që lindin dhe rriten këtu si nëna e Sotiraqit. Duhet të kujdeset që të ketë të ardhme dhe për këtë arsye ne po kujdesemi për projekte që të rinjtë dhe të rejat e Korçës janë të parët që i prekin, krijohen si modele të vogla dhe pastaj shpërndahen edhe në vende të tjera.”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re