Shqiperia luan sonte kunder Moldavise ne oren 20:45 duelin e dyte te eleminatore te Euro 2024, te vlefshme per grupin E.

 

Kombëtarja shqiptare zhvilloi te premten ne mbremje seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes qe do te luhet ne “Air Albania”.

 

Kuqezinjtë kanë punuar në stadiumin kombetar te plote dhe pa mungesa, ndersa Silvinjo ka provuar situata të ndryshme loje dhe vendosje të ndryshme taktike.

 

Dilema e vetme per kete duel eshte porta ku nuk dihet nese do te luaje Berisha apo Strakosha..

 

Ne mbrojtje pritet te luajne Hysaj, Ismaili, Gjimshiti dhe Mitaj, ndersa ne mesfushe para mbrojtjes do te jete Ramadani dhe Bare me Nedim Bajramin pak me perpara.

 

Ne krahet e sulmit do te jene Uzuni dhe Asani ndersa ne maje Cikalleshi.

 

Pas kesaj sfide ne date 20 qershor Shqiperia do te luaje ne transferte kunder Ishujve Faroe.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re