Sot Partia Demokratike mbledh forumin e saj më të lartë, Kuvendin Kombëtar.

Tek delegatet jane pare te futen ne sallen e pallatit te Kongreseve, jane vene re emra te njohur te PD te cilet ishin perjashtuar nga Lulzim Basha, emra si Topalli, Murrizi, Imami etj.

 

Në bazë të ndryshimeve në statut të miratuara në 11 dhjetor, Kuvendi nuk ka më 7.500 delegatë, por vetëm 1800 prandaj këtë herë punimet e tij do të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

 

Për herë të parë pas vitesh në Kuvendin e PD rikthehen figura të njohura si Jozefina Topalli e Arben Imami, të cilët do të jenë ndër të parët që do të flasin për demokratët; në Kuvend do të flasë edhe Rudina Hajdari, e cila u përjashtua pasi refuzoi të digjte mandatin e deputetes, por edhe Fatbardh Kadilli, i cili ka marrë pjesë në çdo kuvend, qofte të organizuar nga Sali Berisha, qoftë të organizuar nga Lulzim Basha.

 

Organizatorët kanë parashikuar 20 fjalime të shtunën në Kuvend, por më i rëndësishmi është ai i liderit historik të PD Sali Berisha, i cili pritet të skicojë rrugën ku do të ecë Partia Demokratike, e cila nga njëra anë prej 7 muajsh është e përçarë, e nga ana tjetër ka humbur çdo betejë elektorale me kundërshtarin prej vitit 2013.

I gjithë Komisioni i Rithemelimit i ka mëshuar idesë se ky është kuvendi që do të tregojë se Partia Demokratike është e bashkuar, por nëse është e qartë se Sali Berisha gëzon mbështetjen e shumicës së demokratëve, ende ai nuk ka shumicën e deputetëve të grupit parlamentar.

Por pavarësisht ftesave, dihet tashme se Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe të gjithë deputetët që janë në krahun e tyre nuk do të shkojnë në Kuvend.

 

Gjithashtu në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar vihet re përpjekja e Berishës së pari për të afruar njerëz të rinj në PD dhe e dyta për të rikthyer në parti themelues e figura të njohura të PD. Ndër emrat e rinj bie në sy se kandidat për Këshillin Kombëtar është mjeku i njohur Ilir Alimehmeti i cili mberriti ne Kuvend bashke me Lisander Hoxhen apo këngëtari Renis Gjoka.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re