Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zyrtare, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një deklaratë për mediat, u shpreh se sot në Kuvend mazhoranca votoi ligjet për oligarkët, ndërkohë që PD priste që në rend të ishte edhe Amnistia Penale.

Alibeaj shtoi se seanca e sotme u zhvillua në shkelje të procedurës sepse nuk kishte kuorum.

Ai tha se PD është e vendosur dhe do të jetë e vendosur edhe në seancën e radhës për ta votuar amnistinë, siç erdhi në version fillestar të saj, duke i shtuar edhe amendamentet e propozuara nga PD.

Alibeaj: Do duhet të them për faktin se sot seanca  është zhvillua në shkelje të procedurës sepse nuk kishte kuorum.

U bë e ditur se qëllimi i mazhorancës ishte ta kalonte ligjet për oligarkët si ishte shtyerja e afatit për ligjin për investitorët strategjik.

Shqiptarët do duhet të shihnin diskutimin për ligjet që janë në interes të tyre, sic është ligji për amnistinë.

Sot nga ana e mazhorancës ligi për amnistinë nuk ishte në rend dhe kjo tregon interesin e sinqertë të mazhorancës.

Unë dua të bëj të qartë qëndrimin e PD.

PD është e vendosur dhe qëndron që ligji i amnistisë do duhet të miratohet ashtu sic erdhi në version fillestar dhe atij ligji t’i shtohet amendamentet tona.

Në jemi të vendosur, ishim të vendosur edhe sot për ta votuar, jemi të vendosur edhe në seancën e radhës që ta votojmë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re