
Rikthehet sot në ora 18:00 “Foltorja” e Partisë Demokratike, para selisë së kryeministrisë.
Në një deklaratë për mediat mesditën e sotme, Kreu i PD Sali Berisha u shpreh ndër të tjera se, “kjo është një betejë vendimtare sepse vendi ndodhet në një autokraci, në një diktaturë autoritare apo autokraci elektorale, por në dallim nga disa autokraci elektorale të tjera, kjo ka fuqinë e pamasë, të jashtëzakonshme të drogës. Dhe po e rrënon vendin”.
Ndërsa në një komunikim online me qytetarët ditën e shtunë Berisha zbuloi se “Foltorja” e PD-së nuk do të organizohet më vetëm përpara kryeministrisë por në të gjithë Shqipërinë.
“Këtë javë nisim foltoret jashtë Tirane, do të vijojnë në të gjithë vendin”, do të shprehej Berisha.
Mbrëmjen e sotme, në “foltore” pritet të flasin jo vetëm deputetë dhe eksponentë të PD-së dhe partive aleate por edhe qytetarë.
Kjo është hera e tretë që Opozita tubohet para selisë së qeverisë.
