Ditën e sotme në orën 17:30, pritet të mbahet Kongresi i Partisë Socialiste në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’. Kjo mbledhje vjen pasi socialistët u konfirmuan në krye të qeverisë për një mandat të tretë dhe përkon njëkohësisht me 30 vjetorin e krijimit si forcë politike.
Asambleja e partisë Socialiste ka miratuar edhe rendin e ditës që do të ndiqet gjatë mbledhjes.Agjenda e diskutimeve në Kongres, do të jetë si më poshtë:
1. Hapja e Kongresit (Himni Kombëtar);
2. Rrugëtimi i Partisë Socialiste prej 12 Qershorit 1991;
3. Vizioni për Shqipërinë 2030 dhe Programi Qeverisës në Mandatin e Ri.
4. Miratimi i Vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë:
a. Vendim “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021”;
b. Vendim “Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021”;
c. Vendim “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë”;
d. Vendim “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti”;
e. Vendim “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”;
f. Vendim “Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021”.
…
/faxweb
