Për të tretën herë deputetët do të mblidhen në parlament, pas situatës së CoVid-19 në vend, seancë e cila zhvillohet një gjendje të fatkeqësisë natyre.

Këtë të enjte do të mblidhen në Kuvend deputetët, për të tretën herë, pas situatës së koronavirusit në vend, seancë e cila zhvillohet një gjendje të fatkeqësisë natyre.

Ashtu si dhe dy seancat e tjera të zhvilluara, deputetët duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza, të shpërndarë në të gjithë sallë me qëllim ruajtjen e distancimit social.

Ndërkohë, Kuvendi do të bëjë një javë “pushim”, pasi Konferenca e Kryetarëve vendosi që javën e ardhshme nuk do ketë seancë plenare.

Seancat parlamentare do të mbahen në datat 14 dhe 21 maj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko