Pasditen e kësaj të premteje do të mësohen skuadrat e fundit që do të kalojnë në fazën e 1/8-ve. Në orën 16.00 do të luhen ndeshjet e grupit H, ku Gana do të përballet me Uruguain ndërsa Portugalia me Korenë e Jugut.

 

Luzitanët tashmë e kanë të sigurt raundin e 16-shes pas dy ndeshjeve në të cilat kanë rrëmbyer pikët e plota.

 

Koresë së Jugut do t’i duhet të fitojë me çdo kusht për të shpresuar dhe në përballjen e Uruguait me Ganën. Në rast të pikëve të barabarta, do të llogaritet diferenca e përgjithshme e golave.

 

Ndërkohë Ganezët mund të festojë me një barazim, ndërsa Uruguaji deri tani një nga skuadrat më zhgënjyese në këtë kampionat botëror, duhet të fitojë nëse nuk dëshiron të kthehen në shtëpi.

 

Në orën 20.00 Kupa e Botës do të dhuroi të tjera emocione. Kameruni dhe Brazili do të përballen me njëri-tjetrin në ndeshjet e fundit të grupit G. Kameruni është ende në garë falë rikthimit kundër Serbisë ku morën një pikë.

 

Nga ana tjetër, Brazili e ka kryer misionin e kualifikimit në fazën tjetër falë fitores 1-0 ndaj Zvicrës.

 

Në sfidën e shumëpritur Serbia dhe Zvicra do të luftojnë për fitore pasi janë ende   në kërkim të kualifikimit. Zviceranëve me tri pikë i mjafton edhe një barazim  për në 1/8, ndërsa Serbia duhet vetëm të fitojë dhe të shpresojë që Kameruni të mos e kalojë Brazilin.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re