Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur konferencën e fundit nga selia e PD-së para mbylljes së fushatës elektorale mbrëmjen e sotme, e cila i paraprin heshtjes zgjedhore.

Berisha u shpreh se kjo është konferenca e tij e fundit si kryetar opozite, sepse pas 12 Maj do të jetë në maxhorancë.

Ai theksoi se këtë e ka ndjerë çdo shqiptar, por më së shumti kryeministri Edi Rama, theksoi Berisha.

“Do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pasi pas datës 12 Maj kjo opozitë do të bëhet maxhorancë e Shqipërisë.

E ka ndjerë çdo shqiptar, është ndjesia më reale, por në mënyrën më të frikshme e ka ndjerë Rama”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko