Në prag të sfidës së kombëtares shqiptare në Moldavi, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar një video, përmes së cilës motivon duke iu dhënë kuarjo të fortë kuqezinjve.

Me një postim në “Facebook”, kreu i shteti uron fitore në transfertën kundër Moldavisë.

“Sot me kuqezinjtë në sfidën e Moldavisë, duke uruar për më të mirën! #EURO2020”-shkruan Meta. Përballja e sotme po pritet me interes nga të gjithë shqiptarët, ndërsa ky takim do të startojë në orën 20:45 minuta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re