Paralelisht me rritjen e numrit të të infektuarve, po rritet edhe numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi.

Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi, në daljen e përditshme mediatike, se gjatë orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar 33 persona.

Nëse ky numër krahasohet me rastet e reja të kësaj të premteje, mund të themi se të rikuperuarit janë më të shumtë. Sot u regjistruan 31 të infektuar të rinj.

Rastet janë të shpërndara si vijon: 8 në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin shërbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re