Laura Haxha është sot një nga vajzat më të suksesshme shqiptare në Angli. Ajo është vetëm 27-vjeçe dhe është menaxhere e shumë projekteve të rëndësishme.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Laura ka treguar detaje nga karriera e saj, ku ka spikatur mes shumë personave nga e gjithë bota.

“Nga mbarimi i shkollës, më ofruan një punë në një nga firmat më të mëdha në Industrinë e Mbrojtes, një kompani private italiane, e cila fokusohet në furnizimin e pajisjeve të platformave ajrore. Përdoren këto pajisje për mbrojtje luftarake, një shembull i platformës është avioni më i shpejtë ajror në krejt botën. Kam kaluar katër vite me atë kompani dhe jam kujdesur për projekte me buxhet mbi 15-milionë. Shumicën e kohës jam fokusuar me rezultate strategjike, angazhime me kolegë botërorë se shumicën e kohës kam punuar me kolegë të mi në Amerikë. Në ditë të përditshme, menaxhoj ekipe me rreth 15-30 punëtorë dhe udhëheq vetë konkurse dhe intervista për të punësuar njerëz në këtë industri. Ka qenë një përvojë e shkëlqyer për mua”, u shpreh ajo.

Më tej, Laura ka folur edhe për sakrificat që kanë bërë prindërit e saj në Angli, ku krahas diplomave për mjekësi dhe inxhinieri i është dashur të punojnë punë nga më të ndryshmet, nga ndërtimi në restorante.

Prindërit e mi kanë bërë shumë sakrifica. Ata janë munduar të ndjekin shkollën, njëkohësisht që punonin disa punë të ndryshme. Nëna duhet të rrinte me ne si fëmijë, njëkohësisht kryente edhe shkollën për vete, edhe punën në spital. Më vjen në mendje, që baba ka kryer disa punë në të njëjtën kohë që kryente doktoraturën, për shembull punoi në restorante, bibliotekë dhe për një kohë të shkurtër në ndërtim. Nuk ka qenë hiç e lehtë të rritësh 3 fëmijë të vegjël në atë kohë. Kanë pasur vështirësi ekonomike dhe me gjuhën. Normal iu desh të bënin këto sakrifica”, tha 27-vjeçarja.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re