Skip to content

Sot merr detyrën, Ambasada e SHBA: Aida Hajnaj drejtuese e BKH-së, hap drejt drejtësisë që shqiptarët meritojnë

1598521593 hajnaj ardi veliu

Ambasada amerikane ne vendin tone ka reaguar sot me nje mesazh, ne diten qe Aida Hajnaj, merr zyrtarisht detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese”- shkruan ambasada ne nje shenim ne faqen e saj ne FB, duke shtuar se “Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë”.

Mesazhi i ambasades se SHBA:

Sot, zj. Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.

Në përputhje me kërkesat e ligjit shqiptar, Hajnaj përfundoi një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH, në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH, në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH.

Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë.