Skip to content

Sot merret vendimi për Donika Prelën, çfarë kërkon Komisioneri Publik

Donika Prela ka mbërritur në seancën publike në KPA, ku do të merret vendimi final ndaj saj. Ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda, e cila mungoi në 2 seanca, ditën e sotme do të përfaqësohet nga një avokate.

Komisioneri publik ka deklaruar në seancë se përmes deklarimeve, Donika Prela nuk arriti të provojë që pasuria ishte me burime të ligjshme, ndaj e cilëson deklarimin të pamjaftueshëm dhe të pasaktë.

Në të dy rastet e kërkesave për përjashtim të trupit gjykues, komisioneri publik i vlerëson si përpjekje për vonimin e këtij procesi. Në seancën e KPA, Komisioneri publik ka kërkuar shkarkimin nga detyra të Donika Prelës.

Në seancën e kaluar, Prela nuk ishte e pranishme për shkak se sipas saj kishte të sëmurë një person të afërt.

Pak kohë më parë KPA vendosi të rihapë hetimin gjyqësor për ish-drejtuesen e Prokurorisë për Krímet e Rënda, Donika Prela, pas konfirmimit të saj në shkallën e parë të Vetingut në KPK. Rihapja e hetimeve u bë pas kërkesës së Institucionit të Komisionerit Publik, pas disa pasaktësive lidhur me deklarimin e të ardhurave të saj dhe vendimi që do të merret sot nga KPA është i pakthyeshëm.

Donika Prela më pas doli kundër trupës së gjyqtarëve të KPA-së, duke kërkuar përjashtimin e Natasha Mulës dhe të Ina Ramës, duke kërkuar përjashtimin e tyre, por me vendim unanim KPA vendosi kundër kësaj kërkese.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb