Skip to content

Sot mot i kthjellët, të dielën nisin reshjet

Këtë fundjavë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Ketë të shtunë ditën moti parashikohet i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht përgjatë reieveve malore në lindje.

Edhe dita e Diel parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Duke filluar nga orët e mbrëmjes vranësirat do të vijnë në shtim mesatare deri të dendura. Në zonën e veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.