Kjo e dielë nis gradualisht  me depërtimin e masave ajrore të lagështa veriperëndimore  duke sjellë kështu mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në intervale të shkurtra kohore lokalisht në veriperëndim dhe në jug pas orëve të mesditës reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e stuhive me shkarkesa elektrike.

Vlen për tu theksuar si problematik elementi erë që  gjatë dy ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 2-10m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era do të jetë në formën e Tufanit duke arritur shpejtësi 15-23m/s, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 3-7ballë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re