Një përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike parashikohet për e sotme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriperëndimit dhe jug nuk përjashtohen alternimet e vranësirave kalimtare.

 

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në zonën e veriperëndimit, ndërsa pas orëve të mbrëmjes reshje shiu me intensitet të ulët si në zonën e veriperëndimit ashtu dhe atë të jugut.

 

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut por parashiukohet të jetë tepër e fortë dhe intensive.

 

Shpejtësia mesatare e saj parashikohet 3 deri 10m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare deri në shpejtësinë e tufanit 20-25m/s.

 

Për këtë arsy pritet një dallgëzim i lartë i shkallës 6-7 ballë si dhe rritje e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës.

 

Temperaturat parashikohen: në zona malore 2 deri 14°C, në zona e ulëta 2 deri 21°C, në zona bregdetare 5 deri 21°C.

 

Rajoni i Ballkanit pritet të ndikohet nga një sistem frontal shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme.

 

Moti në pjesën qëndrore dhe lindore parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare.

 

Pjesa perëndimore dhe kryesisht ajo veriperëndimore patrashikohet me mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet të lartë në formën e rrebesheve. Gjithashu parëgjatë vijës bregdetare perëndimore parashikohet edhe erë tepër e fortë dhe dallgëzim i lartë në dete.

 

Përsa i përket Kontinentit Europian pjesa më e madhe e tij do të jetë nën ndikim e masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu e bore të herëpasherëshme me intensitet të ulët dhe mesatar si dhe deri të lartë në Itali dhe kryesisht verilindje të Italisë.

 

Përjashtim bën pjesa juglindore e kontinentit e cila do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme ndërsa moti parashikohet i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re