Ish prokurori zviceran Dick Marty ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare këtë të enjte. Marty, i cili ka mbajtur edhe postre të tjera dhe u bë i njohur ndërkombëtarisht si anëtar i Këshillit të Evropës dhe i Komisionit të OSBE-së për të Drejtat e Njeriut.

Marty në vitin 2011 hartoi një raport për Kosovën, si hetues special për Këshillin e Europën, ngrinte pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjesëtarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova.

Lexo edhe :Related Posts

Sot, bazuar mbi këtë raport, vijojnë betejën në Hagë prej më shumë se 2 vitesh ish-drejtuesi i UÇK, ish presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në gusht 2022, Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Shqipëria i kërkoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011), kërkesë kjo që u miratua vitin e kaluar me 125 vota pro./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re