Mbrëmjen e kësaj të marte do të luhet sfida e kthimit mes Arsenal dhe Atletico Madrid, e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit në Champions League.

 

Pas barazimit 1-1 në Madrid, ky duel do të vendosë edhe finalisten e parë të kompeticionit me Arsenalin që kërkon finalen, pas 20 vitesh pritje.

“Topçinjtë” kanë zhvilluar një sezon pozitiv dhe kualifikimi për në finale, do i jepte ekipit motivim të madh. Në këtë sezon të Champions League, Arsenal nuk njeh asnjë humbje, pasi ka fituar 10 ndeshje dhe ka barazuar 3 herë.

 

Në krahun tjetër, Atletico vjen pas fitores me Valencian në kampionat dhe synon kualifikimin në finale, që mungon nga viti 2016.

 

Madrilenëve iu duhet një fitore në transfertë, ndonëse këtë sezon, gjatë fazës së ligës, u mposhtën thellë aty.

 

Ndeshja Arsenal-Atletico Madrid, do të luhet mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re