Skip to content

Sot ndeshjet e fundit për raundin e gjashtë të Champions, spikat Real-City


Sot luhen nëntë ndeshjet e fundit, për raundin e gjashtë në Champions League.

Sfida kryesore është ajo mes Real Madrid dhe Manchester City-t, në “Santiago Bernabeu”.

Dy ekipet vijnë në momente të ndryshme. Madrilenët po kalojnë vështirësi të mëdha, aq sa e ardhmja e trajnerit Xabi Alonso është vënë në dyshim.

Tekniku bask thuhet se është në presion dhe në rast të një tjetër rezultati negativ, mund të përballet me shkarkim.

Në krahun tjetër, City po kalon periudhë pozitive dhe skuadra e Guardiolës synon të vazhdojë këtë ecuri.

Juventusi ka një përballje delikate ndaj qipriotëve të Pafos. Italianët e kanë detyrim fitoren në shtëpi, pasi rrezikojnë eliminimin.

Arsenali ka duel të vështirë në Belgjikë ndaj Club Brugge, ndërsa spikat Benfica-Napoli, për shkak të dy trajnerëve, Jose Mourinho dhe Antonio Conte.

Kampionët në fuqi, PSG-ja luan në transfertë ndaj Athletic Bilbao, ndërsa Bayer Leverkusen pret anglezët e Newcastle.

NDESHJET: