Votimi ka filluar në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku do të përcaktohen kantonet, entitetet dhe parlamentet kombëtare dhe anëtarët e Presidencës, përcjell KosovaPost.

Votuesit në Bosnjë dhe Hercegovinë me një strukturë politike komplekse të krijuar nga Traktati i Paqes i Dejtonit, i cili përfundoi Luftën e Bosnjes (1992-1995), populli i Bosnjës do t’i votojnë 7 mijë e 498 kandidatë për 518 vende.

Ndërkohë, do të zgjidhen anëtarët boshnjakë, serbë dhe kroatë të Presidencës së Shtetit, e cila është pozita më e lartë e shtetit.

Janë gjashtë kandidatë boshnjakë, 5 kroatë dhe 4 serbë për anëtarësimin e Këshillit të Presidencës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (CIK), janë  58 parti politike, 34 kandidatë të pavarur dhe 36 aleanca që po marrin pjesë në zgjedhje. Ndërsa  rezultatet e para jozyrtare pritet të shpallen para mesnatës.

Zgjedhjet presidenciale në këtë vend janë duke i ndjekur rreth 6 mijë e 500 vëzhgues.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re