Sot Champions League do të luajë duelet e dyta në 4 grupet e mbetura teksa 7 nga 8 sfidat e dy orareve 18 e 45 dhe 21:00 do të transmetohen vetëm në Tring.

Vëmendjen më të madhe do ta marrë dueli italo-gjerman mes Borusia Dortmund dhe Milan.

 

Gjermanet u mposhtën në sfiden e parë ndaj PSG ndërsa Milan  barazoi me Njukasell ndaj është një ndeshje ku të dyja ekipet duan të marrin maksimumin.

 

Kuqezinjte shpresojnë ta reflektojnë momentin e mirë të formës së kampionatit edhe në Europë ndonëse Pioli ka disa probleme të vogla me organiken.

 

Mungesa e Krucic dhe Loftus -Cik do të bëjë që mesfusha të jetë me më shumë muskuj pasi do të luajnë Musah dhe Pobega në krah të Reinders.

 

Ndërsa në sulm Leao dhe Pusilic do të jenë në mbështetje të Zhiru.

 

Pas duelit në Signal Iduna Park, Milani ka dy ndeshje ndaj PSG ndaj për të mos komplikuar asgjë, duhen pikë në takimin e sotëm. Dueli tjetër interesant I grupit është ai mes Njukasell dhe parizieneve.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re