Është padyshim  një  nga aktoret më të dashura të humorit, e cila spikati me rolin e Ponjës së Portokallisë.

Ervina Kotolloshi u largua nga Shqipëria në kulmin e karrierës së saj dhe jeton prej vitesh në Paris. Atje kreu masterin dhe doktoraturën, ndërsa aktualisht jep mësim në një universitet në kryeqytetin francez.

Ervina ka qëndruar larg intervistave dhe vëmendjes publike për kaq shumë kohë por  ajo dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi arsyen e largimit nga Shqipëria. Aktorja e humorit tregoi se vendimi për t’u larguar erdhi kur humbi mamanë e saj pas një aksidenti tragjik që pësoi.

FOTO/ Ja si duket sot “Ponja” e “Portokallisë”

“Ishte një vendim që më është dashur kohë ta marr. E kam lënë për një ngjarje shumë personale në 2006. Nuk kam folur asnjëherë për këtë. Humba mamin në një aksident rrugor dhe personi që e aksidentoi nuk kishte patentë dhe kishte pirë alkool. Mamaja ka vuajtur dy muaj në spital para se të ndërronte jetë. Në atë moment, kam kuptuar se ka pasur shumë institucione që në rastin tim, nuk kanë funksionuar siç duhet. Në radhë të parë ka qenë personi në fjalë që i ka dhënë makinës pa patentë dhe që nxitonte të kapte pjesën e dytë te ndeshjes sepse ishte Kampionati Botëror. E dyta, nuk ka funksionuar mjekësia.

A duhej shpëtuar mamaja pas këtij aksidenti? Në Kodin Rrugor thuhet se nuk duhet ta lëvizësh kur është pa ndjenja, a duhej operuar disa herë? Nuk e di. Por ajo që më ka lënduar më shumë është gjykatësi. Kur e pyeta pse u dënua kaq pak, mu përgjigj se ‘mamaja juaj s’ka vdekur nga aksidenti’.

E kush mund ta harrojë Ervina Kotolloshin, ja se çfarë ka ndodhur me jetën e saj… | Gazeta Telegraf

Ishte e tmerrshme sepse mami kishte shëndet të plotë deri në ditën e aksidentit.”, tha ajo. Më tej, Ervina theksoi se personi që shkaktoi aksidentin nuk ka bërë burg dhe se i vinte keq që s’e ka mediatizuar ngjarjen pasi siç tha ajo, ishte një ngjarje për të reaguar fort pasi institucionet nuk funksionuan. Ervina gjithashtu foli  dhe për familjen që ka krijuar. Ponja para disa kohësh ndodhej në Japoni, ku nuk dihej me saktësi qëllimi i vizitës së saj në kontinentin aziatik ku qëndroi për një kohë të gjatë. Aty njohu dhe partnerin aziatik dhe   është bërë nënë e një djali, për të cilin tha: “Kam krijuar një familje këtu pas shumë vitesh.

Për herë të parë kuptoj se çfarë domethënë  fëmija është drita e syve. Mendoja se kishte të bënte me shqisën por mendoj se është drita që na jep në sy.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko