Skip to content

Sot nis nga puna Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Sot nis punën Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

 

Ky komision do të bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Si anëtar do të jetë edhe Oerd Bylykbashi, i cili ka qenë në tryezën politike një vit më parë, kur u bënë ndryshimet në kod.

Mësohet se fokus të punës, komisioni do ketë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Diskutime pritet që të ketë për rekomandimet e OSBE-ODIHR, por edhe për boshllëkun e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar herësin që u vendos në zgjedhjet e kaluara.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë