Duke nisur nga sot dhe përgjatë gjithë javës qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura për çdo qytetar mbi 18 vjeç.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një mesazhi në rrjetet sociale thekson se qendrat do të jenë të hapura deri në orën 20:00.
Postimi i plotë:
Nis sot java e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç
Me kartën e identitetit mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid
#RuajShëndetin
