Sot nis vaksinimi i mjekëve me vaksinën anticovid dhe kryeministri Rama po mban dhe një konferencë për shtyp ku ka deklaruar se janë hapur 4 kanale për sigurimin e dozave të nevojshme, dhe dozat e sotme vijnë nga një vend i BE-së, emrin e të cilit ai u shpreh se nuk mund ta thojë për shkak të momentit jo të përshtatshëm.

“Ministria do të bëjë një panoramë, dua të nënvizoj se ndjehem vërtet i lehtësuar për faktin se jo vetëm kemi arritur në kushte aspak të lehta të sigurojmë 500 doza Pfizer, por dhe të sigurojmë që të vijnë para afatit falë marrëdhënieve bilaterale ku strategjia e BE u investua në sistemin e kolapsit dhe sot që flasim një drejtim i papërcaktuar në kohë.

Nëse do të ishim në pritje të COVAX do të ishim ende duke pritur. Ndaj u investuam dhe në kanale të tjera dhe ia dolëm që të kontaktojmë drejtpërdrejt dhe të hapim me ta një kontakt dhe marrëdhënie intensive, dhe kemi hapur 4 kanale të tjera bilaterale me 4 vende dhe vaksinimi që fillojomë sot është një prej BE që nuk jam i autorizuar ta them dhe për shkak të kërkesës së tyre, por meqë është thënë po ju them që jo nuk është Greqia. Ne kemi sot të siguruar rrugën e vaksinës me doza të parashikuara muaj pas muaji.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re