Sot nisi viti i ri akademik 2023-2024. Rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në bankat e universiteteve.

Studentët e Mjekësisë të vitit dytë nuk kanë nisur procesin mësimor. Ata kanë bojkotuar auditorët dhe po protestojnë kundër ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri 5 vite pas përfundimit të studimeve.

Studentët shprehen se bojkoti i mësimit do të vazhdojë deri në fund të  javës dhe se ligjin do e çojnë në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu janë penguar disa pedagog të hynin në  mësim dhe i kanë detyruar të kthehen.

Studentët janë të vendosur ta çojnë ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

Ligji për mjekët e rinj i detyron studentët e Mjekësisë që të punojnë deri në pesë vite në Shqipëri, përpara se të marrin diplomën, ose në të kundërt do të duhet të paguajnë tarifat e studimeve.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re