Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë raportoi 16 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në total, 475 numrin e të prekurve.

Ndërkohë, lajmi i mirë është se listës së personave të shëruar gjatë 24 orëve të fundit i janë shtuar edhe 16 pacientë të tjerë. Numri i përgjithshëm i personave që kanë fituar betejën me këtë sëmundje ka shkuar në 248.

Sot vihet re se numri i të shëruarve (248) është më shumë se gjysma e numrit total të të prekurve nga Covid-19, (475).  Kështu numri i të shëruarve ka tejkaluar numrin e personave që janë aktualisht të sëmurë. Kjo tendencë e kalimit të numrit të të shëruarve ndaj atyre që janë ende mbartës të virusit ka vijuar prej tre ditësh.

Ndërkaq, fatkeqësisht 24 persona që kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Të prekur në total: 475

Të shëruar: 248

Të sëmurë aktualisht: 203

Të shtruar në spital: 46 pacientë

Infektivi: 37 pacientë, 5 në terapi intensive, 1 i intubuar

“Shefqet Ndroqi”: 9 pacientë , 7 në terapi intensive, 4 të intubuar

Viktima: 24

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:

– Tiranë           227 raste

– Durrës           42 raste

– Lushnje         6 raste

– Elbasan         15 raste

– Fier                32 raste

– Kavajë           8 raste

– Rrogozhinë    4 raste

– Korçë             17 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër          71 raste

– Lezhë             14 raste

– Berat              2 rast

– Has                13 raste

– Krujë             6 raste

-Tropojë          4 raste

– Pukë              5 raste

– Mirditë           3 raste

– Kukës        1 rast

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko