Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku me anë të një postimi në rrjetet sociale ngre shqetësimin kontratave publike.

Ajo shprehet se sot thuajse çdo kontratë publike mban era korrupsion, ndërsa shton faktin se qeveria rrëzoi propozimin e saj në emër të PD  dhe po miraton një tjetër ligj, që sipas saj kryen rregullime fasadë dhe nuk zgjidh asgjë.

Tabaku thekson faktin se sot nuk ka meritokraci në vend, as në sektorin e kontratave publike.

Tabaku: Thuajse çdo kontratë publike mban era korrupsion! Qeveria rrëzoi propozim tim në emër të PD dhe po miraton një ligj që kryen rregullime fasadë! zgjidh gjë?! Absolutisht jo!

Nuk është gjë e re po t’ju them që sektori i punëve publike, kontratave publike vjen era korrupsion. Kush janë problemet kryesore? Problemet kryesore lidhen me kompani të cilat marrin të njëjtat punë publike, i njëjti grup kompanish me një treg të mbyllur, pa konkurrencë, me procedura korruptive , me kompani të cilat kanë pronarë offshore, me pronarë të cilët nuk kanë asete, nuk kanë burime për të marrë një kontratë koncensionare, me kompani që nuk i kryejnë punët, rrisin kostot në mënyrë fiktive,me operatorë që bëjnë marrëveshje duke reduktuar numrin e kompanive që marrin pjesë në treg dhe duke e bërë çdo gjë në fund të ditës çështje marrëveshjeje. Sot, nuk ka meritokraci, as në sektorin e kontratave publike!

Për të rregulluar këtë situatë, në emër të PD-së, dorëzova disa projektligje. Sigurisht që ato u hodhën poshtë dhe sot në Parlament është duke u diskutuar një projektligj për prokurimet publike i cili nuk e zgjidh thelbin, nuk e zgjidh problematikën që ka ky sektor. Merret me kozmetikë, krijon një sistem online i cili thjesht do ta përqëndrojë më shumë ofertën publike. Sot, projektligji i sjellë në Parlament, nëse miratohet do ta lejonte përsëri kompaninë e inceneratorëve ta merrte kontratën, kompaninë e sterilizimit ta merrte kontratën. Pra, nuk e parandalon korrupsionin. Kush është zgjidhja? Sigurisht, transparenca! Transparenca nuk i ka bërë keq askujt dhe besoj është zgjidhja dhe në rastin e luftës ndaj korrupsionit.

Vijon…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re