Vetëm dy raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Të dy të infektuarit janë identifikuar në Durrës. Sipas epidemiologes Eugena Tomini, ky është numri më i ulët i rasteve ditore që nga nisja e epidemisë.

 “Janë testuar 168 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë, në Qarkun Durrës. Të shëruar janë 12 qytetarë. Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren. Marrja në kohë e masave për distancimin fizik, vetëizolimi i ndërgjegjësuar, masat e higjienes personale dhe respiratore patën peshën kryesore ne shfaqjen e një kurbe epidemike të butë në vend.  Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 948 qytetarë. Prej tyre, rreth 77% janë të shëruar.”

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           69

Krujë            44

Durrës           31

Shkodër        15

Kamëz          12

Berat              10

Fier                 4

Elbasan           2  

Kurbin            1

Mirditë           1

Korçë             1

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re