Nënkryetari i Partisë së Lirisë, i ftuar në një  lidhje live në Panorama TV ka komentuar atë çka ndodhi sot në sallën e Parlamentit, ku një pjesë  e deputetëve të opozitës nuk u lejuan të futeshin në sallë nga punonjësit e gardës.

Vasili tha se sot parlamenti është goditur në zemër dhe i gjithë qëllimi i mazhorancës është asgjësimi i tij, pasi nuk duan të japin llogari.

“Kjo kafshëri politike  arriti në atë nivel, sa deputetët e opozitës nuk lejoheshin të futeshin në parlament, pa  asnjë shkak.

Nga vrimat e kaldajave, futeshin deputetët e Rilindjes. Sot parlamenti është goditur në zemrën e tij dhe republika parlamentare ka rënë.

Skenari është vetëm një, asgjësimi i parlamentit. Pasi nuk duan të japin llogari. Është e qartë që hetimi parlamentar i çon para drejtësisë. Tërësisht e qëllimshme, përfshirë edhe disa deputetë palaço të Rilindjes që provokonin.

Arsyeja ishte vetëm një,  rrënimi i parlamentarizmit për të kaluar sipas dëshirës ligjet” tha ai.

Vasili theksoi se në 32 vite parlamentarizëm, Shqipëria është gjendur në trazira shumë të mëdha, por kurrë asnjë qeveri nuk e ka marrë zvarrë sallën e parlamentit.

Ai shtoi se në sallën e parlamentit, këto deputetë që sot janë në mazhorancë, kanë qëlluar edhe me armë, kanë ushtruar dhunë, por nuk janë përjashtuar më nga dy muaj.

“Shqipëria, për të gjitha ata që janë më të rinj apo kanë memorie të shkurtër, në 32 parlamentarizën , vendi është gjendur në trazira shumë të madhe, por kurrë asnjëri, qeveri apo mazhorancë të marrë zvarrë sallën e Kuvendit.

Në këtë sallë  është qëlluar me armë nga këta,  është ushtruar dhunë. Nuk ka guxuar njeri t’i dënojë me dy muaj.

Pluralizmi dhe demokracia janë të atakuar si kurrë më parë” u shpreh Vasili.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re