Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillojë protestën e dytën pas shembjes së godinës.

Ata do të mblidhen te Pedonalja, përballë Ministrisë së Brendshme në orën 17:30. Krah tyre, ashtu si kurse edhe në protestën e kaluar, do të jetë edhe opozita, me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Protesta e kaluar u mbajt në orën 16:30 dhe zgjati për mbi 2 orë, ku nuk munguan edhe incidentet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re