Fronti Opozitar për shpëtimin e Shqipërisë, sikurse e kane etiketuar veten disa grupe te shoqerise civile dhe te opozites protestojnë sot në orën 19.00 në Tiranë.

Pavaresisht se në të kanë lajmeruar se do te marrin pjese artistë, pedagogë, profesionistë të fushave të ndryshme në diasporë dhe Shqipëri, në krye te saj do te jete PD dhe Sali Berisha.

“Protestoni për veten, familjen dhe kombin. Edi Rama ka plan shpopullimin e Shqipërisë, ndaj do të reagojmë më 7 korrik”, është mesazhi i disa individeve qe perfaqesojne kategori te ndryshme ne Shqiperi dhe jashte, shperndare nga zyra e shtypit e PD.

Gjergj Lleshaj, emigrant në Gjermani, Uliks Elezaj sipërmarrës në SHBA dhe aktori Julian Deda, u drejtohen shqiptarëve me thirrjen për bashkim, sipas tyre kundër vjedhjeve qeveritare, korrupsionit dhe abuzimeve, rrënimit të jetës së qytetarëve dhe ikjes masive të të rinjve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re