Skip to content

Sot provimi i dytë/ Maturantët nuk pyesin për rregullat e COVID (FOTO)

021d86a2 cbfb 4d3a 9196 71a5a6fdbcf8 1

Maturantët do t’i nënshtrohen sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore, Gjuhës Shqipe.

Provimi do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Maturantët do të duhet të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Por, në disa foto të siguruara nga “Gazeta Shqip” shihet se ata janë grumbulluar para ambienteve të shkollave, duke mos respektuar masat e distancimit social.

Në gjithë vendin janë 32 126 maturantë që do t’i nënshtrohen testit, që do të zhvillohet në 486 qendra provimi.

Ndërkohë në datën 15 qershor do të zhvillohet provimi i Matematikës dhe në 18 ai i lëndës me zgjedhje.

/shqip