Skip to content

Sot Rama në Berat, qyteti si shtetrrethim. Bllokohen rrugët, radhë kilometrike makinash në çdo segment

Ardhja e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në Berat, ku pritet të organizojë një takim elektoral, ka bllokuar rrugët e qytetit. Në çdo aks të qytetit shihen radhë të gjata e kilometrike makinash dhe makina të bllokuara në çdo rrugë, në pritje për të qarkulluar.

E ndërsa pedonalja ku pritet të zhvillohet takimi elektoral është i mbushur plot e në pritje të Ramës, të gjitha rrugët e qytetit janë të mbushur ngado me efektivë të shumtë policie.

Pamja që po ofron qyteti muze i Beratit prej rreth 30-minutash të jep përshtypjen e një shtetërrethimi, ku gjithçka ka ngecur në vend në pritje të kalimit të eskortës së kryeministrit Rama.

(BalkanWeb)