Komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore do të rimblidhet sot në orën 11:00, ku të ftuar këtë herë do të jenë partitë politike në vend, për të dhënë propozimet e tyre për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema raporton se në mbledhjen që do të mbahet online, për shkak të tensioneve që janë krijuar së fundmi nga disa deputetë të opozitës, janë ftuar të gjitha partitë politike, nga ato më të mëdhatë, e deri tek partitë më të vogla.

Lexo edhe :Related Posts

Kjo seancë që do të mbahet nesër, është mjaft e rëndësishme, pasi të gjitha forcat politike, do të kenë mundësinë që të shprehin propozimet e tyre, për të diskutuar se çfarë është e domosdoshme për ndryshim në Kod apo ndonjë shtesë e nevojshme.

Të parët që bënë seancën dëgjimore dhe dhanë propozimet e tyre ishte shoqëria civile.

Nën drejtimin e bashëkëkryetarëve Damian Gjiknuri nga mazhoranca dhe Enkelejd Alibeaj nga opozita, në seancën dëgjimore të premten. organizatat e shoqërisë civile propozuan një administratë zgjedhore apolitike, mospërdorimin e burimeve publike në fushatë, kontroll mbi financat e partive politike, garantimin e votës së diasporës, etj.

Por grupi i punës për Votën e Diasporës, Këshilli Koordinues i Diasporës për Shqipërinë e Lirë i kanë dërguar një letër Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, ku kanë shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin e tyre për mungesën e ftesës për pjesëmarrje në komision.

Ndërkohë, bashkëkryetari Gjiknuri, i pyetur nga gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema, ka thënë se për diasporën do të ketë një seancë të posaçme në komision./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re