Nga dita e sotme, transporti publik është i lejuar të nisë punën, por duke zbatuar të gjitha rregullat e përcaktuara në protokollet e sigurisë.
Të gjithë autobusët dhe urbanet publike janë të lejuar të punojnë sipas protokollit të sigurisë me 13 pika të masave ndaj COVID-19 që detyrojnë përdorimin e një kapacitet deri në 70% si dhe uljen me maska diagonal të udhëtarëve.
Pavarësisht dritës jeshile nga ana e autoriteteve, shoqatat e transportit janë të përçara. Shoqatat në disa qytete kanë reaguar pozitivisht, duke shprehur menjëherë gatishmërinë për të rifilluar punën.
Autobusët nga Korça, Vlora, Shkodra e Fieri do të udhëtojnë sot drejt Tiranës, por edhe drejt qyteteve të tjera.
Ndërsa në Tiranë zbatimi i protokollit të sigurisë po bëhet pengesë për rifillimin normal të transportit. Shoqatat e këtij sektori në Tiranë janë gati të rishikojnë kërkesat e tyre nëse protokolli ndryshon, në të kundërt ata kanë deklaruar se nuk e rinisin aktivitetin.
Unioni i shoqatave të transportit qytetës dhe ndërqytetës shprehen se nuk duhet që mbajnë ata përgjegjësi nëse pasagjerët nuk respektojnë rregullat.
/shqip