Pas samitit të zhvilluar dje në Tiranë për Ukrainën, sot kryeqyteti do të presë një tjetër samit, atë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të lartë të BE-së, me fokus integrimin e rajonit në Bashkimin Europian dhe zbatimin e planit të rritjes ekonomike.

Ky samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale. Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Plani i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore. Rritja e integrimit ekonomik me tregun unik të Bashkimit Evropian. Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal. Përshpejtimi i reformave themelore. Rritja e ndihmës financiare. BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.

Si përfaqësues i BE-së do të jetë në Tiranë komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme. Ndërkohë, edhe pse ishte përfolur mbi mundësinë e një përballjeje mes Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi sot nuk do të ketë liderë të lartë për të përfaqësuar Prishtinën zyrtare, ndryshe nga sot në samitin për Ukrainën, ku ishte e pranishme Presidentja Vjosa Osmani. Për herë të parë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut do të jetë i pranishëm në samit edhe Talat Xhaferi. Sot sipas agjendës të publikuar, samiti do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp me Varhelyi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, publikoi një foto në rrjetin social “Instagram”, ku duket në shoqërinë e kryeministrit Edi Rama dhe Komisionerit të Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Bashkangjitur fotos, e cila është shkrepur në Tiranë, Vuçiç shkruan se ky takim kishte në fokus përforcimin e lidhjeve ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe krijimin e një tregu të vetëm për këto vende. Ndër të tjera, bëhet me dije se takimi u bë me rastin e Samitit Rajonal për Planin për Rritje dhe Përafrim Ekonomik, që mbahet nesër në kryeqytetin shqiptar

. “Ne jemi mbledhur këtu për të diskutuar tema që janë me rëndësi jetike për Ballkanin Perëndimor. Lidhja e ekonomive, heqja e pengesave dhe përparimi drejt një tregu të vetëm janë synime të mëdha që çojnë në zhvillimin thelbësor të vendit dhe rajonit tonë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mori pjesë në darkën gala me rastin e Samitit Rajonal për Planin për Rritje dhe Përafrim Ekonomik, që mbahet nesër në Tiranë”, – thuhet në postim.

Në fokusin e samitit BE-BP që do të mbahet sot në Tiranë do të jetë paketa 6 miliardë euro e fondeve që Bashkimi Europian do të shpërndajë në formën e ndihmave, kredive dhe granteve për projekte të caktuara, për 6 vendet e rajonit. Këtij samiti i parapriu ai për Ukrainën, ku për herë të parë në Shqipëri ishte edhe Presidenti, Ukrainas Zelensy.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re