Ramush Haradinaj pak orë para fillimit të seancës së Kuvendit ku pritet të votohet Qeveria Hoti, ka shkruar se kjo qeveri është jetike për vendin.

Kryetari i AAK-së përmes një postimi në Facebook, thotë se votimi i qeverisë së re është më shumë se sa zgjedhje e një qeverie.

Pritet që sot në orën 11:00 do të nisë seanca e Kuvendit për votimin e Qeverisë Hoti, e cila do të udhëhiqet nga LDK-ja.

POSTIMI:

Parlamenti i Kosovës sot voton qeverinë e re, që është jetike për vendin.

Situata e krijuar si pasojë e shkarkimit të qeverisë dhe pandemisë, tashmë po shpërfaq pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe votimi i qeverisë së re, është më shumë se sa zgjedhja e një qeverie.

Është përcaktimi ynë për një stabilitet politik, rimëkëmbje të ekonomisë, si dhe për normalitet në shtet!

Vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re