Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë buxhetin për vitin 2021, por me ndryshime pas rritjes së fondeve për disa institucione. Fokusi i këtij buxheti do të jetë përballimi i pandemisë Covid-19 dhe rrjedhimisht, institucioni që ka përfituar më shumë para është Ministria e Shëndetësisë.

Në mbledhjen e fundit të Komisionit të Ekonomisë, buxheti i ministrisë së Shëndetësisë është rritur me 2.2 miliardë lekë, duke shkuar në total 70 miliardë lekë.

Pjesa më e madhe e këtij fondi do të shkojë për rimbursimin e ilaçeve që përdoren për pandeminë. Gjithashtu nga buxheti i vitit të ardhshëm do të përfitojnë dhe naftëtarët e Ballshit, ku vlera totale arrin 560 milion lekë.

Ky fond shtesë erdhi si rezultat i marrëveshjes së kryeministrit Rama me punonjësit e rafinerisë të cilët për 12 muaj do të përfitojnë një rrogë prej 40 mijë lekësh në muaj plus dhe siguracione të paguara.

Pritshmëritë për të ardhurat e buxhetit do ta kalojnë vlerën prej 479 miliardë lekësh të përcaktuar fillimisht dhe me shtesat buxhetore të miratuara të ardhurat mund të arrijnë mbi 483 miliardë lekë.

Rendi i ditës: Në mbështetje të Urdhrit nr. 59, datë 13.11.2020 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon: Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.11.2020; Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim; Interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm kërkuar nga grup deputetësh;

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë politike”, i ndryshuar”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi.

Projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2019”; Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime; Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi: Projektligji “Për buxhetin e vitit 2021”. (Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi) (Nenet 78 dhe 158 të Kushtetutës dhe nenet 55, 75-77, 84 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Relator: Anastas Angjeli Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi; Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

/faxweb

loading...