Parlamenti pritet të mblidhet këtë të enjte në orën 10:00, ndërsa seanca e fundit, e cila u mbajt ditën e hënën (4 mars) zgjati vetëm 7 minuta.

Në rendin e ditës së sotme janë për t’u diskutuar disa projektligje.

Fillimisht do të diskutohet projektligji për “burimet ujore”, më tej do të jetë projektligji për “Turizmin”. Po ashtu, në rend të ditës është edhe projektligji për “Investimet Strategjike”, si dhe projektligji për “Mbrojtjen e konkurrencës”. Në fund, është dhe pika e diskutimeve jashtë rendit të ditës.

Kujtojmë që skenari i opozitës do të vazhdojë të jetë i njëjtë, vendim që u diskutua edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Rithemelimit ditën e djeshme.

Për shkak të kaosit të shkaktuar në seancën e fundit, Etika vendosi të përjashtojë me 30 ditë deputetin Flamur Noka,  me 20 deputetit Bledion Nallbatin dhe me 5 ditë deputetin Saimir Korreshi.

RENDI

PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 7.3.2024 ORA 10:00.

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve për periudhën 26 shkurt 15 mars 2024.

URDHËROJ:

I.Mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare të datës 7.3.2024, ora 10:00.

II.Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.3.2024

2.Njoftime;

3.Projektligj” Për burimet ujore”

4.Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 93/2015 “Për Turizmin”, të ndryshuar””

5.Projektligj “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

6.Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar”.

7.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re