Deputeti i opozitës parlamentare, Ligoraq Karamelo, ka fituar betejën me COVID-19.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ai, teksa në një postim në rrjetet sociale shkruan se pas një muaj të gjatë karantine, sot ka arritur të shijoi rrezet e djellit.

Karamelo u ka bërë thirrje miqve të tij që të ruhen sa më shumë nga koronavirusi duke respektuar rregullat.

“Pas një muaji betejë shumë të vështirë me Covid-19, sot shijova rrezet e diellit në oborr. Me nipin tim Alkiviadh Thimo. Respektoni rregullat miqtë e mi dhe ruhuni sa më shumë”, shkruan Karamelo.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re